Në garë për jetën me dy peshkaqenë

Një video drithëruese vjen nga një plazh në Zelandë e Re, ku një pushues ndiqet nga dy peshkaqenë ndërsa po del nga deti.

Ngjarja është regjistruar në plazhin Ohope në Rotorua dhe në video dëgjohen personat e tjerë në plazh që i thërrasin “Pashkaqenët, Peshkaqenët”.

Fatmirësisht, plazhisti shpëtoi pa asnjë lëndim, por megjithatë paniku ishte i madh.