Nuk e paguajnë asnjë qindarkë, The Weeknd shpenzon 7 milionë dollarë për performancën në Super Bowl

The Weeknd mori të gjithë vëmendjen në finalen e Super Bowl, me një performancë që zgjati plot 13 minuta.  

Këngëtari, qindra balerinë, violinistë, fishekzjarre dhe njerëz të fashuar suprizuan shikuesit në eventin sportiv më të ndjekur amerikan.

I veshur me xhaketë të kuqe, The Weeknd performoi disa prej këngëve të tij më të famshme si “Earned It” dhe “Blinding Lights”.

Sikurse raportohet nga mediat e huaja, The Weeknd nuk është paguar asnjë qindarkë për shfaqjen e tij në event, megjithëse menaxheri i tij tha se kanë shpenzuar rreth 7 milionë dollarë për performancën.

Pavarësisht se stadiumi ishte gjysmë bosh, performanca 13-minutëshe e The Weeknd u cilësua si unike dhe mori vëmendje maksimale në rrjete sociale.