Orteku gjigant përfshin skiatorët, një mrekulli i mban gjallë

Një skiator profesionist filmoi një moment të tmerrshëm kur ai dhe 5 persona të tjerë u goditën nga një ortek gjigant në malet e Uinta në Utah të shtunën.

Miles Penrose, 2 vëllezërit e tij dhe 3 shokë po bënin ski me motorë bore në zonën kur nisën të ndjenin një tronditje të fuqishme që ngjante me një tërmet.

I riu që ka kapur çdo moment në celular tregon se kur pa masivin e borës që u shkëput nga maja e malit nisi të lajmëronte vëllezërit dhe shokët.

Por, orteku erdhi me shumë shpejtësi dhe disa prej tyre u mbuluan nga bora, duke përfshirë dhe vëllanë e vogël të Miles.

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë bëri që të 6 të shpëtojnë pa lëndime të mëdha, megjithatë duhet thënë që kaluan një ndër ditët më të vështira të jetës së tyre.

Në të njëjtën ditë, 300 km më tej, 4 persona humbën jetën si pasojë e një orteku në Salt Lake Valley.

  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Rama, zgjedhje populiste me zonjat në krye të listave
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Gratë kryesuese të listave, pjesë e "show"-t të Ramës
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Ditët në vazhdim do të analizojmë emrat e rinj
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjergji Vurmo: Rama, Basha dhe Kryemadhi, liderë të konsumuar
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Gjoni: Aleanca për Ndryshim nuk paska shumë ndryshime
  • LAJMI I FUNDIT | Absolut 4, Dervishi: PD po paguan faturën e lënies së mandateve