Mbi 54 mijë të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

kosova koronavirusi 1 1100x620

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 290 raste të reja me koronavirus nga 2388 testime të kryera. Pjesa më e madhe e rasteve janë konfirmuar në Prishtinë me 120 raste,  ndjekur nga Prizreni me 25 raste dhe Gjakova me 19 raste.

Instituti i Shëndetit Publik njofton gjithashtu se janë shënuar 3 viktima për një total prej 1526 fatalitetesh.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 54 231 raste.

Që nga nisja e pandemisë, numri total i rasteve pozitive është 62 548, prej të cilave 6791 infeksione janë ende aktive.