Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Parashikimi i motit: 8 shkurt 2021

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2021, 07:35 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 8 shkurt 2021

Vranësira dhe reshje të pakta në territor, por rrebeshe në veri dhe juglindje do të nisin këtë javë në vendin tonë. Orët nga mesdita deri vonë pasdite, sjellin rrebeshe në të gjithë vendin dhe vetëm në mbrëmje reshjet pakësohen deri mëngjesin e së martës.

Temperaturat mbeten të larta gjatë mëngjesit duke variuar nga 4 në 12 gradë ndërsa një rënie me 2 gradë sjell mesdita si pasojë e pranisë së reshjeve; maksimumi i sotëm do shënojë rreth 16 gradë celsius.

Era në orët e natës ka vijuar e fortë nga drejtimi jugor, por gjatë ditës ajo dobësohet deri në shpejtësinë 50 km/h duke marrë drejtim perëndimor.

Dallgëzimi mbetet i lartë deri në mesditë kur pritet qetësim gradual i detit deri në mesnatë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë