Pas një muaji nën ujë, Nënshkodra rrezikon valë të re përmbytjesh edhe në banesa

MB Oboti 8 shkurt frame 562 1100x620

Zona e Nënshkodrës vazhdon prej një muaji nën ujë dhe ende pa u tërhequr uji nga tokat e përmbytura, rrezikohet të shtohet më tej sipërfaqja e përmbytur.

Nëse deri dje ishte emergjencë sigurimi i ujit të pijshëm dhe ushqimit për blegtori, tanimë ka dalë në plan të parë evakuimi i banorëve, pasi reshjet e shiut do të vazhdojnë për të paktën tri ditë.

Në zonën e Obotit të gjitha lëvizjet kryhen nëpërmjet motobarkave të ushtrisë, ndërsa thuajse të gjitha banesat janë të rrethuara nga uji.

Sipas autoriteteve, janë rreth 50 familje që rrezikojnë përmbytjen edhe brenda banesës në zonën e Obotit. Ndërsa ushtria pritet të kryejë evakuimin me forcë të banorëve, nëse situata do të përkeqësohet dhe do të rrezikohen jetët e njerëzve.