PD dërgon në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje

selia e pd 1100x620

Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar si subjekt në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Sipas afateve ligjore, partitë kanë kohë deri më 15 shkurt që të regjistrohen.

Deri tani janë regjistruar 11 parti për pjesëmarrje në zgjedhje, mes të cilave, PDIU si dhe formacionet e reja të Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizit.