Qëlloi me armë ndaj një personi, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Policia Tirane 1100x620

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.