“Siguron qëndrueshmëri të antitrupave”, Kuba ka vaksinën e saj, falas edhe për turistët

Vaksina e Kubes soberana 02 1100x620

Instituti epidemiologjik në Kubë, “Finlay”, ka krijuar vaksinën ndaj koronavirusit, Soberana 02.

Vicente Verez, kreu i institutit, në një intervistë për gazetën vendase “Las Noticias”, siguron efikasitetin e vaksinës kubane ndaj Covid-19, ndërsa thekson se ajo, përveçse siguron antitrupa, i bën ata të qëndrueshëm.

Aktualisht, kjo vaksinë është në fazën e tretë të eksperimentit, ku do të testohet te 150 mijë vullnetarë dhe më pas do të nisë vaksinimi masiv.

“Las Noticias” shkruan se kjo vaksinë do të jetë falas për popullsinë e Kubës, ndërsa do t’u jepet falas edhe turistëve.