“Të sigurova 20 mijë, mos u ndje me askënd”, zbardhen bisedat mes personelit të spitalit dhe familjarëve të të sëmurëve

A2 ka siguruar bisedat mes personelit të spitalit Covid “Shefqet Ndroqi” për rastin e sanitares Tire Alldervishi, e cila mori para nga familjarët e një pacienteje me koronavirus që më pas ndërroi jetë.

Kështu, në bazë të kallëzimit të shtetases Eltjana Sinanaj dhe hetimeve të thelluara për këtë çështje, u ndaluan dhe 4 punonjës të tjerë të këtij spitali, 3 infermierë dhe 1 sanitare, që kishin krijuar një skemë me qëllim që të përfitonin në kurriz të pacientëve të sëmurë me koronavirus.

Me urdhër të Prokurorit, nga Policia gjyqësore u krye ndalimi i shtetaseve: Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela, me detyrë infermiere, dhe sanitares Rukije Hoxhaj, të cilat akuzohen për veprat penale të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës.