Zgjedhjet parlamentare, Meta: “25 prilli” si referendumi i vitit 1994

Presidenti Ilir Meta kërkon nga forcat politike që të mbajnë larg listave të kandidatëve për deputet persona që janë subjekt të ligjit të dekriminalizimit.

Nga Korça, Meta ripërsëriti edhe thirrjen se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë një referendum, duke e krahasuar me referendumin e vitit 1994.

“Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin tregon që ky ka qenë një problem serioz i politikës sonë, i Kuvendit, pushtetit vendor dhe niveleve të tjera të qeverisjes. Kështu që është e nevojshme që më 25 prill të tregohet një vullnet nga të gjitha forcat politike dhe qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët dhe që kanë probleme të qarta me këtë ligj.

Do të jetë një referendum shumë herë më i rëndësishëm nga ai i nëntorit të 1994. Më 25 prill, shqiptarët do t’i thonë jo shpopullimit”, u shpreh Meta.