“40-vjeçari” Ibrahimovic kërkon të luajë në Champions me Milanin

ibrahimovic 1100x620

Edhe një vit më shumë dhe më pas do diskutohet sërish. Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta kur flet për të ardhmen e tij.

Gjiganti suedez ka vendosur të rinovojë me Milanin, me një qëllim shumë të rëndësishëm për të: Të luajë akoma në Champions League dhe të tregojë klasin edhe pse në fund të vitit do të mbushë plot 40 vjeç.

Drejtuesit dhe sulmuesi veteran do të zgjasin në fund të sezonit bashkëpunimin, atëherë kur skadon dhe kontrata aktuale e suedezit. Paga e Ibrahimovic nuk duket të jetë shqetësim nga momenti që palët kanë gjuhën e përbashkët dhe dëshirojnë të vazhdojnë së bashku.