Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ariana Grande bën histori, vendos rekord Guinnes për të 20-n herë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 09:03 | Showbiz

Ariana Grande futet në histori. Këngëtarja ka vendosur një tjetër rekord në Guinness World Records, si e vetmja artiste që ka pesë këngë në krye të toplistave të Billboard Hot 100.

Ariana ka një total prej pesë debutimesh në vend të parë për këngët single në tabelën e Billboard në SHBA: “Thank you, next”, "7 rings", "Stuck with U", "Rain on Me" dhe “Positions”

Megjithatë, Ariana ka vendosur plot 20 rekorde në Guinness, për arsye të ndryshme si:

1-Kënga më e transmetuar në Spotify për një javë nga një artiste femër "7 rings”

2- E para që arrin tri pozicionet kryesore njëkohësisht në tabelën e Billboard Hot 100 në SHBA, me "7 Rings” në vendin e parë, “Break up with Your Girlfriend” në vendin e dytë dhe “Thank U, Next” në vendin e tretë.

3-Këngëtarja me më shumë ndjekës në Spotify

4-Tatuazhi më i popullarizuar i Eevee (Pokemon)

5-Këngëtarja me më shumë subscribers në YouTube

6-Këngëtarja me më shumë ndjekës në Instagram

7-Gruaja me më shumë ndjekës në Instagram

A2 CNN Livestream

Dita jonë