Australian Open, Nadal, Medved dhe Tsisipas, pa probleme në turin e parë

nadal 1100x620

Nis si duhet “Australian Open” edhe për yjet e tjerë të tenisit. Numri dy në botë, Rafael Nadal mundi pa probleme tenistin serb, Laslo Gjere.

Superioritetit i spanjollit ishte i dukshëm, me Nadal që luante pa u sforcuar dhe me mendjen te përballja e radhës. Në turin e dytë janë edhe dy emrat e njohur, Danil Medvedev dhe Stefanos Sisifas, ndërkohë që surprizë mund të konsiderohet eliminimi që në ndeshjen e parë e tenistit spanjoll, Roberto Bautista, që në renditjen e më të mirëve në botë, mban vendin e 13.

Te femrat nuk ka surpriza pas turit të parë. Avancuan më tej, të pashqetësuara, edhe Ashleigh Bartydhe Karolina Pliskova.