Basketboll, Lakers marrin fitoren e 18 të sezonit

NBA LAKERS FITORJA 18 frame 0 1100x620

Lakers vijon rrugëtimin për mbrojtjen e titullin kampion në NBA. Skuadra nga Los Anxhelos mundi me vështirësi 119-112 Oklahoma Thunder, madje u desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin.

Në përfundim të katër periodave të rregullta, rezultati u fiksua në 110-110. Në shtesë, kampionët janë të saktë nën udhëheqjen e Lebron James dhe shënojnë mjaftueshëm për të siguruar fitoren e 18 të këtij sezoni.

Gara në konferencën e perëndimit duket se do të jetë mes tyre dhe Utah Jazz që kryesojnë për momentin me një fitore më shumë.