Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Brenda shtëpisë më të ngushtë në Londër, shitet për 1.3 milionë dollarë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 10:30 | Lifestyle

Shtëpia më e ngushtë në Londër është në shitje për 1.3 milionë dollarë.

Ndërtesa 5-katëshe me gjerësi 1.8 metra dhe me sipërfaqe 1034 metra katrorë, ka qenë dikur një dyqan kapelash.

Sipas agjencisë së pasurive të patundshme Winkworth, kjo shtëpi në perëndim të Londrës ka strukturën e një jahti luksoz që shfrytëzon në maksimum hapësirat e vogla.

 “Është e çuditshme, e këndshme dhe e shkëlqyer për t’u argëtuar. Filloi si një dyqan kapelash dhe më vonë u ndryshua nga një fotograf mode”, shprehet David Myers, agjenti i Winkworth.

Sipas agjencisë, bodrumi ka një kuzhinë, një dhomë ngrënieje dhe dyer prej qelqi, ndërsa kati i parë ka vetëm një dhomë pritjeje.

Shkallët spirale të ngjisin në katin e dytë, ku gjendet një dhomë studimi dhe një dhomë gjumi. Në katin e tretë ndodhet tualeti, një dhomë zhveshjeje dhe dushi. Në majë të shtëpisë gjendet dhoma kryesore e gjumit.

Një ndërtesë e tillë mund të jetë e çuditshme në Londër, por shtëpitë jashtëzakonisht të ngushta kanë qenë prej kohësh një zgjidhje praktike në vendet ku toka taksohet nga gjerësia, të tilla si Vietnami, Holanda apo Japonia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani