Festivali mbarëkombëtar i Teatrit, trupat transmetojnë online veprat më të mira

Ishte viti 2018 kur festivali mbarëkombëtar bëri bashkë teatrot e rretheve në Shqipëri, teatrot e qyteteve shqiptare në Kosovë dhe ato të Maqedonisë. Nga 23 shkurti, rikthehet sërish, por këtë vit, online.

Për 20 ditë në faqet zyrtare të teatrit do të transmetohen 20 shfaqje që vijnë nga trupa të ndryshme artistike që përfshin edhe skenën e pavarur. Ndonëse online, as këtë edicion nuk do të mungojnë çmimet, të cilat do të shpallen, më 14 mars.

Përtej festivalit online, aktiviteti virtual i teatrit kombëtar, gjatë këtij viti të pushtuar nga pandemia, mungesa e shfaqjeve në ambiente të hapura, ka qenë një nga debatet me gazetarët.

Për panelin që prezantoi festivalin, siguria për shëndetin është e para, sidomos në një kohë kur përditësimi për humbje jete nuk raportohet më vetëm me një shifër.