Gisele Bundchen tërhiqet nga modelingu

Pas 22 vitesh mbi pasarelë, si imazhi i shtëpive më të mëdha të modës, modelja braziliane Gisele Bundchen heq dorë nga karriera në modeling.

Tashmë nënë e dy fëmijëve, Giselle ka vendosur të merret me menaxhim dhe marketing, duke u shkëputur përfundimisht nga pasarela, që për më shumë se 2 dekada i dhuroi famë ndërkombëtarisht.

Deri më sot, Gisele ka qënë një nga modelet më të paguara të botës dhe ëngjëlli më seksi i Victoria Secret.