Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjobë kryebashkiakut të Tiranës, KQZ: Shkeli kodin zgjedhor. Veliaj: Do ta apeloj

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 16:22 | Politikë
Gjobë kryebashkiakut të Tiranës, KQZ: Shkeli kodin zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit kryebashkiakun Erion Veliaj për shkelje të Kodit Zgjedhor. Pas shqyrtimit të kallëzimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, KQZ vendosi dy gjoba ndaj Veliajt për aktivitete të ndaluara gjatë fushatës elektorale.

Gjobat kapin shifrën e 750 mijë lekëve të reja, 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim te aktiviteteve te ndaluara.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut, i cili deklaroi se gjoba e KQZ-së do të ankimohet dhe se opozita sipas Veliajt, nuk mund të ndalojë punën në Tiranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë