I dënuar në Itali për prostitucion, arrestohet 42-vjeçari

WhatsApp Image 2019 06 12 at 16.48.51 1100x620
Pamje arkive

Policia e Shtetit ka vënë në pranga përkohësisht me qëllim ekstradimi një 42-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi, Eduart Dushaj, të cilin Gjykata e Genovas e ka dënuar me 13 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 2 muaj e 18 ditë burg nga dënimi.

Ndërkohë, vijon puna për përfundimin e procedurave, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.