Logoja e re është plagjiaturë? Reagon TOB: Do të verifikohet

tob 1100x620

Teatri i Operas dhe Baletit ka reaguar në lidhje me qarkullimin e lajmit se logoja e re e TKOBAP është plagjiaturë. Sipas njoftimit të këtij institucioni kjo do të duhet të verifikohet dhe çështja do të ndiqet çështja sipas hapave ligjorë.

“TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja. Plagjiaturat janë një realitet i hershëm i krijimtarisë botërore dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me angazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve.”