Masat anti-covid, Greqia zgjat mbylljen e Kapshticës deri në 22 shkurt

kapshtice  1100x620

Autoritetet e policisë kufitare greke kanë njoftuar homologët shqiptarë se pika e kalimit kufitar të Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 22 shkurt, si një nga masat e autoriteteve greke kundër përhapjes së Covid-19.

Aktualisht, nga kjo pikë nuk mund të kalojë asnjeri në drejtim të Greqisë. Ndërsa nga shteti helen në drejtim të vendit tonë mund të vijnë këmbësorë, si dhe mjete të tonazhit të rëndë, nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22 të mbrëmjes.

Pika doganore e Kapshticës është mbyllur për qarkullim normal mes dy shteteve që në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Aktualisht, kalimi drejt Greqisë mund të kryhet vetëm nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.