Ndalet Atletico Madrid, Suarez hyn në histori

ATLETICO SUAREZ REKORDI frame 106 1100x620

Ndalet Atletico Madrid pas tetë fitoresh me radhë në La Liga. Kryesuesit e kampionatit spanjoll barazuan 2-2 me Celta Vigo, një ndeshje që për madrilenët po shkonte si duhet deri në minutën e 89, kur miqtë befasuan duke shënuar golin që i nxori me një pikë të çmuar nga “Vanda Metropolitano”.

Njeriu i ndeshjes ishte edhe një herë Luis Suarez, uruguaiani që jo veç se shënoi dy gola edhe në këtë përballje, por ka vendosur edhe një rekord historik.

Suarez bëhet lojtari i parë në shekullin e 21 që shënon 16 gola në 17 ndeshjet e tij të para me të njëjtin klub. Ky rekord mbahej nga Cristiano Ronaldo me 15 gola, në vitin 2010 kur u transferua te Reali i Madridit.

Ndalesa gjithsesi nuk e shqetëson Atleticon që ka 8 pikë distancë nga Barcelona e vendit të dytë dhe një ndeshje për të luajtur.