Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një mama "shtëpiake" si Angelina Jolie

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 15:17 | Showbiz

Angelina Jolie provoi një stil të ri jete falë koronavirusit, atë të qënit mama shtëpiake me kohë të plotë.

Aktorja duket se e ka shijuar izolimin pasi kjo periudhë e ka shkëputur nga puna, duke bërë që aktorja si rrallëherë ndër vite, të shijojë shoqërinë e 6 fëmijëve të saj.

Madje në një intervistë për prestigjozen “Vogue”, aktorja 45-vjeçare e ka krahasuar pandeminë Covid-19 me filmin “The one and only Ivan”.

Titulli është i njohur pasi është një novelë për fëmijë, shkruar nga Katherine Applegate, që rrëfen historinë e një gorille, që quhet Ivan dhe jeton në një kafaz në një qendër tregtare.

Jolie tha se pavarësisht gjithçkaje, pandemia i ka bërë njerëzit janë më humanë dhe kjo është diçka e bukur.

A2 CNN Livestream

Dita jonë