Pandemia, Rama: 3656 mjekë e infermierë marrin bonusin 1000 euro, kemi siguruar 1.6 milionë vaksina

9 SHKURT ERDI RAMA frame 31370 1100x620

Në konferencën e përjavshme për shtyp, kryeministri Edi Rama bëri dhe një rezyme të situatës në sistemin e shëndetësisë dhe të masave që janë marrë për të mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Kryeministri shpjegoi se aktualisht janë 3565 mjekë dhe infermierë që marrin bonusin 1000 euro në muaj dhe shtoi se janë rritur gjithashtu kapacitetet në çdo drejtim për të lehtësuar përballimin e situatës.

“Deri tani, janë 3656 mjekë dhe infermierë që vazhdojnë paguhen me 1000 euro plus rrogës në muaj. Janë 1212 staf mbështetës që marrin 500 euro plus në muaj dhe do vazhdojnë deri në fund. Për të përballuar këtë luftë janë përfshirë dhe 464 të rinj në stafet mjekësore dhe infermierore duke garantuar një rritje kapacitetesh. Spitalet Covid kanë të gjitha pajisjet që duhen. Kapaciteti i aparaturave respiratore është trefishuar. Punohet çdo ditë për rritjen e kapaciteteve në të gjitha hallkat e sistemit të kujdesit shëndetësor. Terapitë janë të unifikuara me ato të vendeve të tjera. Trajtimi në banesë është rimbursuar 100%. Mos dendni të afërmit me ilaçe. Mos bini pre e 20 mijë sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime. Referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit. E gjithë bota e ka të qartë porosinë “jo ilaçeve të tepërta”, por protokollit me dy skema të thjeshta, të cilat janë të vetmet të unifikuara dhe që nuk bëjnë dëme. Dendja me ilaçe dëmton shëndetin dhe financat. Flota e ambulancave është zgjeruar me 36 mjete të reja. Sot, në terren kemi 100 autoambulanca të reja. Ajo që është e rëndësishme është transformimi i urgjencës. Kapacitetet e Urgjencës janë faktuar dhe regjistruar në mënyrë kompjuterike që nuk imagjinoheshin. Kapacitetet laboratorike janë rritur 4-fish. Numri i testimeve është 10-fishuar, krahasuar me muajin qershor. Numri i epidemiologëve të terren është rritur me 30%. Ky është një proces i vështirë e sfidues, ku o jemi bashkë e secili bën detyrën e vet, ose turpërohemi bashkë, qoftë edhe për një thyerje të vetme të zinxhirit të solidaritetit”, u shpreh kryeministri.

Më tej, Edi Rama deklaroi se deri tani janë siguruar 1.6 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit dhe se vijojnë negociatat me kompani dhe shtete të tjera.

“Në 2013-n, kishte zero vaksina për gripin. Ne kemi mundësuar vaksinën e gripit falas për më shumë se 300 mijë qytetarë. Kemi siguruar vaksinën dhe kemi nisur fushatën e vaksinimit duke u ndeshur dhe ne me një vonesë për shkak të presionit të kërkesës globale mbi Pfizer. Sidoqoftë, kemi siguruar deri tani 1.6 milionë doza për 800 mijë qytetarë përmes Pfizer dhe mekanizmit Covax. Jemi në negociata me të tjerë, qoftë me kompani apo shtete të tjera”, përfundoi Rama.