Parashikimi i motit: 9 shkurt 2021

Parashikimi i motit foto cover 1100x620

Sot, moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, por reshje të pakta deri në mesditë kur rrebeshe të përkohshme përfshijnë gjithë vendin. Më të shpeshta ato pritet të jenë në zonat veriore.

Vetëm pas mesnatës pritet përmirësim i motit në territor.

Temperaturat ulen me 1-2 gradë në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 2 në 15 gradë celsius. Era do të fryjë mesatarë në tokë, por e fortë në det ku dallgëzimi mbetet mbi 6 ballë.