Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Procesi historik, nis sot gjyqi kundër ish-presidentit, Donald Trump

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 13:32 | Bota
Procesi historik, nis sot gjyqi kundër ish-presidentit, Donald Trump

Nis sot, ai çka cilësohet si proces historik, impeachmenti i dytë ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, me senatin që ka arritur një marrëveshje për mënyrën se si do të drejtohet struktura e gjyqit.

Senatori Chuck Schumer tha se të gjitha partitë janë dakordësuar që procesi kundër Trump të jetë i drejtë dhe i sinqertë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, senati, por edhe mbrojtja ligjore e ish-presidentit, do të kenë secila palë 16 orë në dispozicion për të provuar apo për të rrëzuar akuzat për “Nxitje të kryengritjes”, për ngjarjet e ndodhura në Capitol Hill, më 6 janar.

Po ashtu, senati do të thërrasë në votim nëse do të dëgjohen dëshmitarët në këtë proces, apo jo. Pak orë para nisjes së gjyqit, avokatët mbrojtës të Trump e kanë cilësuar “antikushtetuese”, tani që klienti i tyre nuk është më në detyrë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë