Shapkat më të shtrenjta në botë

Një grup koleksionistësh arti kanë shkatërruar katër çanta luksoze Hermès Birkin në mënyrë që të krijojë ato që mund të jenë shapkat më të shtrenjta në botë.

Shapkat të ashtuquajtura “Birkinstocks”, kanë një çmim midis 34 000 dhe 76 000 dollarë.

Grupi me qendër në Bruklin shpenzoi 122 500 dollarë në çanta të reja Birkin për t’i përdorur ato si lëndë të parë për projektin.

Ato zgjodhën të imitonin një model shapkash praktike, por dhe shumë komode, që kanë përfshirë botën e modës në vitet e fundit.

Çanta Hermès Birkin ka gëzuar një rritje të vazhdueshme të popullaritetit që nga krijimi i saj në 1984. Së pari, çanta luksoze u pa në krahët e Kate Moss dhe Victoria Beckham, e cila thuhet se zotëron 100 versione të çantës ikonike, me vlerë rreth 2 milionë dollarë në total.