Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

SHBA “bllokoi” Tom Doshin, Bushati: Edhe Amerika nuk është imune ndaj këtyre fenomeneve

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 10:52 | Politikë
SHBA “bllokoi” Tom Doshin, Bushati: Edhe Amerika nuk është

Të hënën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, risolli në vëmendje bllokimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit, vendosur nga Departamenti i Shtetit, në vitin 2018. Ajo u shpreh në një postim në Twitter se votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kaq.

Për këtë rast, por jo vetëm, u pyet në A2 Ervin Bushati, kryetar i PS, Tiranë. Ai u shpreh se në të gjitha vendet e botës ka një dëshirë që politika të pastrohet, të mos ketë problematika, ku solli edhe rastin e Amerikës.

https://a2news.com/2021/02/08/yuri-kim-kujton-bllokimin-e-hyrjes-se-tom-doshit-ne-shba-votuesit-shqiptare-meritojne-me-mire-se-kaq/

“Raste ka edhe në Amerikë. Për herë të parë u sulmua Capitol Hill. Edhe demokracia më e vjetër në botë e pa që nuk ishte imune ndaj këtyre fenomeneve. Më rezulton që në Shqipëri, si ky rast, nuk mendoj se ne nuk kemi pasur, me gjithë protestat e dhunshme të opozitës. Shpresoj që opozita të jetë më e qetë dhe të pranojë rezultatin e 25 prillit”, u shpreh Bushati.

https://youtu.be/diuuyJH1pXs

A2 CNN Livestream

Dita jonë