Shëndetësia, Basha: Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë

15 DHJETOR BASHA frame 42297 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se Rama pati 8 vite kohë për të bërë shëndetësinë falas dhe pas 8 vitesh dështime, kryeministri nuk mund të zgjidhë asgjë.

“Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij. Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq. Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha në rrjetin social.