Shëndetësia, Basha: Tirja është fytyra e vërtetë e 8 viteve të Ramës

9 SHKURT PD frame 20868 1100x620

Kreu i PD, Lulzim Basha, reagoi ndaj kryeministrit Rama pas deklaratave të këtij të fundit mbi reformimin e shëndetësisë, duke thënë se fytyra e vërtetë e Edi Ramës është Tirja, duke iu referuar sanitares që mori para nga familjarët e një pacienteje përmes mashtrimit.

“8 vite në krye të qeverisë ka pasur kohë të plotësonte premtimin e tij për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Pandemia e nxori zbuluar dështimin e Ramës me shëndetësinë pasi paratë e tyre u çuan për PPP. Të gjithë e panë që Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps. Me numrin më të ulët të testimeve, numrin më të ulët të mjekëve.

Tirja është produkti i vetëm i Ramës në 8 vite. Kjo është qeverisja e Ramës në 8 vite dhe tani del 3 orë në televizion për të thënë se çfarë do të bëjë. Tregon shpikje të reja. Pse? Për t’iu kundërvënë programit tonë? Në kohën e pandemisë i la qytetarët pa asnjë ndihmë ekonomike. Kemi paketën më të ulët se çdo vend të rajonit dhe kemi fshehje të të dhënave. Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve dhe të vdekjeve. Nuk janë numra, janë nëna dhe baballarë që nuk janë më mes nesh. Nuk ia vlen të merremi me të shkuarën. Rruga për të dalë nga kjo gropë kalon përmes planit tonë. Duhet stabilizim i situatës, shtim i mjekëve, rritje e rrogave të tyre që të mos largohen”, u shpreh Basha.