Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shpërthim në Kamëz. I vihet tritol në sediljen e makinës, shpëton mrekullisht 34-vjeçari

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 11:07 | Kronikë
Shpërthim në Kamëz. I vihet tritol në sediljen e

Një automjet shpërtheu në Kamëz pas vendosjes së një sasie tritoli në brendësi të tij. Policia njoftoi se Gjon Mena, pronari i makinës, mnbeti i lënduar në këmbë, por pa rrezik për jetën.

Burime pranë policisë thanë se sasia e tritolit ishte vendosur në anën e sediljes së pasagjerit, ndërsa tritoli shpërtheu sapo 34-vjeçari u afrua tek makina dhe hapi portën.

Hetuesit thanë se Gjon Mena është një person me të shkuar kriminale, i dënuar në vendin tonë për armëmbajtje pa leje. Ndërkohë që dyshohet për vjedhje me dhunë dhe armë në Francë e Itali.

Nga ana tjetër, mësohet se ai ka ndryshuar identitetin ku më parë ka pasur emrin Altin Xhuxha. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë