
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Shpërthimi është dëgjuar në afërsi të portit të qytetit. Sipas burimeve, dyshohet në një hotel që është duke u rikonstruktuar.
Nuk janë ende të qarta shkaqet e shpërthimit. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.02.2021, rreth orës 20:15, në lagjen Nr.4, Sarandë, në një objekt në rikonstruksion në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.