Skandal në Marinën britanike, marinarja realizon filma për të rritur në nëndetësen bërthamore

Marina e Britanisë së Madhe ka nisur një hetim të gjerë pasi një marinare e dytë ka filmuar video të palejuara me përmbajtje pornografike brenda një nëndetësje bërthamore.

Krerët e Marinës po kërkojnë për identifikimin e gruas së “panjohur” për videot që ajo ka shpërndarë në faqen e internetit për të rritur “Only Fans”.

Kjo ngjarje vjen pasi togerja e Marinës Mbretërore “Claire Jenkins” 29 vjeç, e cila përdorte emrin Cally Taylor, u kap duke filmuar disa filma “me pullë të kuqe” brenda nëndetëses bërthamore Faslane HQ.