Stuhia sjell shkatërrim në Stamboll, dëmtohen dhjetëra banesa

Qyteti i Stambollit në Turqi u godit nga një stuhi e fuqishme mbrëmjen e kaluar, që fatmirësisht nuk shënoi të lënduar, por la pa dëme të mëdha materiale.

Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu për t’u forcuar më pas nga era e fortë. Dhjetëra pemë ranë në rrugë dhe po ashtu shumë çati shtëpish u dëmtuan.

Disa shërbime të trageteve dhe transportit detar janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.