Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Thatësirë” në Torino. Juventus, finalistja e parë e Kupës së Italisë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 22:44 | Futboll
“Thatësirë” në Torino. Juventus, finalistja e

Juventus është finalistja e parë e Kupës së Italisë, pasi gjysmëfinalja e dytë ndaj Interit përfundoi në barazim 0-0.

Falë fitores 2-1 në San Siro, janë bardhezinjtë ata që do të luajnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo u mbrojt mirë, duke mos lejuar hapësira për zikaltërit, të cilëve u duheshin dy gola për t’u kualifikuar më tej.

Juventus do të përballet në finale me fituesen e çiftit Atalanta-Napoli.

A2 CNN Livestream

Dita jonë