Vendimi i Strasburgut për Xhoxhajn, si e shohin Braho dhe Likmeta

9 SHKURT 4 ABSOLUT PJ 3 PGM frame 23024 1100x620

Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg për të rrëzuar pretendimet e ish-gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, kundër procesit të vetingut, u diskutua në studion e Absolut 4 në A2CNN mes juristit Ledion Braho dhe kryeredaktorit të Birn Besmir Likmeta.

Për juristin Braho, gjykata e Strasburgut dakordohet me faktin që është një proces “sui generis”  dhe nuk cenon e konventës europiane të të drejtave të njeriut.

“Ky ishte rasti i parë, ishte vendim voluminoz mbi 100 faqe, trajtonte reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut dhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dakordohet me faktin që është një proces sui generis. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i referohet edhe reformës së bërë në Poloni, por rastin e Shqipërisë e ndante nga ai i Polonisë. Ka një gjuhë shumë të fortë për vetingun, një gjykatë që nuk plotëson kriteret, por shumica pranon që jemi në kushtet e sui generis dhe nuk cenon të drejtat e konventës europiane të të drejtave të njeriut”.

Nga ana e tij kryeredaktori i BIRN ndan të njëjtin mendim me ambasadoren amerikane, kur thotë se ishte nëj vendim i drejtë, që hodhi poshtë shumicën e ankesave në Gjykatën e Strasburgut që nuk kanë një bazë. Sipas tij kjo mban procesin dhe ligjshmërinë në këmbë.

“Do e përmblidhja si Yuri Kim. Ishte një vendim i drejtë për ato gjyqtarë që kanë të drejtë të ankimojnë në gjykatë, por edhe për publikun, se hodhi poshtë shumicën e ankesave në Gjykatën e Strasburgut që nuk kanë një bazë, nuk japin siguri juridike, apo garancive nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Garancitë janë për t’u vlerësuar, këta njerëz, kur më herët gjykohen nga juristë  dhe pastaj nga gjyqtarë të tjerë. Mendoj që ky vendim mund të përkufizohet si i drejtë dhe hedh poshtë ata që kishin ankime të pabaza në Gjykatën e Strasburgut, por i lë hapësirën gjykatës. Kjo mban procesin në këmbë dhe ligjshmërinë”.

Ndërkohë Braho deklaron se pavarësisht standardit që vendoset, ka një sërë çështjesh që nuk preken. Por thekson që deklaratat publike që kanë linçuar prokurorë e gjyqtarë nëse ngrihen në kohë nga kërkuesit mund të ketë rezultat ndryshe.

“Pavarësisht standardit që vendoset ka një sërë çështjesh që nuk preken. Po të vihet re citohen një sërë shtesash që kanë kaluar afatin  6 mujor dhe ish-gjyqtarja ankimohet se 3 nga gjyqtarët kanë pasur probleme për zgjatshmërinë në KPA dhe një i katërt ka qenë në konflikt interesi.

Në rastin konkret për shkak të afateve dhe mungesës së provave nuk është gjykuar kjo çështje. Situata mund të jetë e ndryshme, në rastin se 3 anëtarë të KPA verifikohen. Po t’i referohemi rastit të Islandës, të ketë vendimmarrje me 17 gjyqtarë mund të ketë edhe në këtë rast vendimmarrje të ndryshme dhe mund të ketë pritshmëri. Citonte dhe deklarata publike nga Rama gjatë vetingut, por nuk ishte konsideruar si cenim i trupës së vetingut. Në shumë raste ka patur deklarata publike që kanë linçuar prokurorë e gjyqtarë nëse këto pretendime ngrihen në kohë nga kërkuesit mund të ketë rezultat ndryshe”.

Për Likmetën shqetësim janë ndërhyrjet politike në reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut. Ai shprehet se asnjë nga palët politike nuk e do reformën në drejtësi, përveç popullit shqiptar. Ai pohon që ka sulme të kësaj reforme nga kalbura të sistemit të drejtësisë që maskohen

“Ndërhyrja  e politikës  sigurisht që kjo nuk i bën mirë procesit të vetingut dhe reformës në drejtësi. Ka një qasje të reformës në drejtësi si projekt i BE e SHBA që nuk mbështet nga politika, por nuk është vetëm ndërhyrja e politikanëve, si në rastin e Xhoxhajt. E drejtë apo jo, duhet të respektohet. Mundësitë për të dhënë argumentet janë aty shqetësim shohim sulmet ndaj reformës në drejtësi që vijnë nga pjesë të kalbura të sistemit të drejtësisë që maskohen në IP të ndryshme. Kjo s’do të thotë që institucionet e vetingut janë të padiskutueshme, por debatet duhet të jenë të hapura, jo vetëm në KPK, por edhe në gjykatën e Strasburgut që ekspertë të nivelit të lartë i gjykojnë e marrin vendime për to. Dhe mbështetësi më i madh ishte populli shqiptar. Asnjë nga palët ishte dakord për këtë reformë”.