Vendimi i Strasburgut, Yuri Kim: Procedurat që çuan në shkarkimin e gjyqtares Xhoxhaj, të drejta

yuri kim 1100x620 1 1100x620

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, ku iu dha të drejtë vetingut për shkarkimin e kësaj të fundit, ka ardhur dhe reagimi i ambasadores e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Diplomatja amerikane vlerësoi se procedurat që çuan në shkarkimin e gjyqtares ishin të drejta. 

“Gjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për Altina Xhoxhajn – Procedurat e Vettingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese ishin të drejta dhe proporcionale”, shkruan ambasadorja Kim.