Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vlorë, 30 vite pa investim, “Isa Boletini’’ pa rrugë, pa ndriçim, pa kosha mbeturinash

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2021, 13:14 | Aktualitet
Vlorë, 30 vite pa investim, “Isa Boletini’’ pa

Lagjja “Isa Boletini”, në periferi të qytetit të Vlorës, ka një kontrast të madh krahasuar me qendrën apo “Lungomaren”.

Duket sikur në këtë lagje koha nuk ka kaluar duke mbetur e njëjtë me atë të 20 apo 30 viteve me parë. Rrugë të pashtruara me gropa të mbushura me ujë, pa ndriçim dhe madje edhe me mungesa të koshave për mbeturinat.

Banorët e lagjes i shikon me lopata në duar duke u përpjekur të sajojnë një copë vend qoftë sa për të kaluar në këmbë. Ndërsa, për drejtuesit e mjeteve ka të tjera problematika. Skena kur makinat ngelin nuk janë të panjohura për këta banorë.

Larg vëmendjes së pushtetit, këta banorë nuk reshtin së kërkuari që të vihet dorë edhe në lagjen e tyre, pasi edhe ata janë taksapaguese dhe qytetarë të Vlorës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë