“Vullkani i akullt”, një spektakël natyror

Almaty është një rajon i Kazakistanit i cili në këtë stinë është i mbuluar nga bora dhe temperaturat e ulëta. Por kjo nuk i ka ndaluar mijëra njerëz të vizitojnë ”vullkanin e akullit”.

I lartë 13 metra, ky “vullkan” formohet mbi një burim nëntokësor, i cili nxjerr ujë, por që ngrin menjëherë dhe ngre më tej kraterin.

Një vullkan më i vogël akulli ishte formuar në zonë dhe vitin e kaluar, por vendasit thonë se ky i këtij viti është i pari që spërkat vazhdimisht grimca uji nga hapja e sipërme që duket si tymi i dalë nga një vullkan i mbushur me llavë.