Zgjedhjet në Kosovë, votimi i të prekurve me Covid-19, KQZ angazhon 146 persona

kqz kosove 1100x620

Kosova mban zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt mes pandemisë koronavirus, që kufizon ndjeshëm pjesëmarrjen.

Për të siguruar votimin e personave të prekur nga Covid-19, Komisioni Qendror Zgjedhor do të angazhojë 104 ekipe të lëvizshme. Ata do të shkojnë në çdo banesë të qytetarëve me të drejtë vote, të cilët janë në izolim dhe nuk mund të paraqiten në vendvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për mediat e Kosovës se çdo ekip do të përbëhet nga 4 anëtarë, 3 përfaqësues të partive politike dhe një punonjës shëndetësie.

Në total, do të jenë 416 persona të angazhuar për të mundësuar votimin e qytetarëve të karantinuar për shkak se janë infektuar me koronavirus. Elezi theksoi se është obligim kushtetues i KQZ-së që t’i garantojë çdo qytetari, të drejtën për të votuar, pavarësisht rrethanës që ndodhen.