Arrestohet 44-vjeçari në Lushnjë, tentoi të përdhunojë 20-vjeçaren në shtëpinë e saj

perdhunimi 600x338

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnjë, pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 20-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, bën të ditur policia.