Atalanta mund 3-1 Napolin dhe gjen Juven në finalen e Kupës së Italisë

pessina lajmi 1100x620

Atalanta është finalistja tjetër e Kupës së Italisë. Ekipi i drejtuar nga Giampiero Gasperini mposhti Lazion me rezultatin 3-1 dhe tashmë do të luftojë me Juventusin për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.

Duvan Zapata dhe Matteo Pessina ishin heronjtë e ndeshjes. Kolumbiani shënoi golin e parë të takimit dhe dha dy pasime për gol, ndërsa mesfushori italian dërgoi dy herë topin në rrjetë.

Goli i vetëm për Napolin u shënua nga Lozano.