Basha prezanton programin për turizmin: Me investimet e duhura do ndryshojë ekonominë

Pas prezantimeve të programeve për ekonominë, rininë, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, kryedemokrati Lulzim Basha shpalosi përpara shqiptarëve dhe planin e tij për ekonominë, si një nga motorët kryesorë të zhvillimit të vendit.

Kreu i PD premtoi se do të kryejnë investime në mënyrën e duhur për të rritur kapacitetet, punësimin dhe tërheqjen e turistëve të huaj në vendin tonë.

“Unë angazhohem të rrisim kontributin e drejtpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë nga 8 në 10%

Angazhohem të dyfishojmë kontributin në punësim nga rritja e turizmit në ekonomi 40 000 në 80 000 vende pune. Kjo do ta ndryshojë ekonominë tonë. Do t’u japë njerëzve punë dinjitoze dhe shpresë.

Angazhohem të dyfishojmë kapacitetet akomoduese. Duke hapur kështu dyert për më shumë turistë. E për pasojë do të kemi më shumë vende të reja pune.

Angazhohem të punoj për të rritur kohëzgjatjen e sezonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike: Bregdetare, Malore, Rurale, Kulturore.  Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qëndrimit të turistëve të huaj në vendin tonë. Si rrjedhojë e këtyre masave qeveria e re angazhohet të rrisë numrin e turistëve të huaj me 15% në vit”, tha mes të tjerash Basha.