Belen Rodriguez në pritje të ëmbël: Për mua, s’ishte e konceptueshme të kisha dy fëmijë nga dy burra të ndryshëm

Belen Rodriguez është në pritje të bebushit të dytë. Ylli argjentinas ka pohuar se ajo dhe partneri i saj, Antonino Spinalbanese do të bëhen së shpejti prindër.

Duke folur për revistën “Chi”, Belen rrëfeu se është në muajin e pestë të shtatzanisë, por nuk dha asnjë detaj për gjininë e bebit.

“Mendoja se nuk do të gjeja më një dashuri tjetër si kjo, nëse do të kisha mundur ta vendosja unë do të më pëlqente të ishte një njeri i vetëm dhe e vërteta është se e mbajta për shumë kohë këtë dhimbje të madhe sepse për mua s’ishte e konceptueshme të kisha dy fëmijë nga dy burra të ndryshëm. Unë për vite me radhë nuk e gjeta forcën për të parë drejt së ardhmes”, rrëfen Belen, e cila është gjithashtu nënë e një djali 6-vjeçar.

36-vjeçarja dhe Antonio, janë bashkë prej më pak se një viti pas ndarjes përfundimtare me ish-bashkëshortin, Stefano De Martino.