Biden mban premtimin, SHBA qëndron në OBSH

200923 joe biden wisoncsin ac 536p 4b4f48d296d0245013330524d5a93f77 1100x620

Amerika konfirmon qëndrimin e saj në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Shefi i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e mirëpriti njoftimin, i cili vjen pas konfirmimit muajin e kaluar, se Uashingtoni, nën presidentin Joe Biden, nuk do të largohet nga OBSH-ja.

“Që nga dita e parë në Shtëpinë e Bardhë do të kthehemi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Marrëveshjen e Parisit për klimën”, kishte deklaruar më herët Biden.

Vijueshmëria në të u konfirmua gjatë një konference online të një pushtetari amerikan që konfirmoi se vendi do të marrë pjesë në një program për të shtuar testimet, diagnostikimet dhe vaksinat kundër koronavirusit, ndërkohë që u bashkohet përpjekjeve globale për t’iu përgjigjur pandemisë.

Kujtojmë se më 15 prill, ish-presidenti Donald Trump zyrtarizoi “divorcin” e administratës së tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Trump pezulloi kontributin e SHBA-së ndaj organizatës ndërkombëtare, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qenë që nga viti 1948 kontributori i parë i OBSH-së, me fonde që shkojnë deri në 500 milionë dollarë në vit.