Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ekstradohet në SHBA “El Tio”, pastroi për dekada paratë e El Chapo-s

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 11:47 | Bota

Meksika ekstradoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një trafikant droge, i cili akuzohet se punoi për El Chapo për dekada.

Raúl Flores u dorëzua tek agjentët federalë amerikanë në aeroportin ndërkombëtare të Toluca në Meksikë, 4 vjet pas arrestimit të tij. I njohur me nofkën “El Tio”, (Daja), Flores u bë pjesë e trafikut të drogës në vitet 1980.

68-vjeçari kishte marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi me kartelin Sinaloa të drejtuar nga Joaquín 'El Chapo' Guzmán, kartelin “New Generation” dhe atë të “Gjirit”. Ai ndihmonte në pastrimin e parave të këtyre karteleve, së bashku me organizatën “Beltrán-Leyva”.

Rrethi i Flores përfshinte dhe personazhe të njohura në Meksikë si këngëtarin Julion Álvarez dhe lojtarin e Kombëtares, Rafael Marquéz, të cilët u sanksionuan, më 2017 nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë