Është raportuar në 86 vende, OBSH: Varianti britanik është ashpërsuar

Untitled collage 25 1100x620

Varianti i ri i koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar më 20 shtator, tani është identifikuar në 86 vende, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në përditësimin javor epidemiologjik, OBSH-ja thotë se varianti britanik B.1.1.7 ka treguar një rritje të transmetueshmërisë dhe disa prova të rritjes së ashpërsisë së sëmundjes bazuar në gjetjet paraprake.

OBSH-ja ka monitoruar, gjithashtu, dy variante të tjera të koronavirusit që përhapen në mënyrë aktive, atë të Afrikës së Jugut dhe atë në Brazil.

Sipas të dhënave, që nga 7 shkurti, varianti afrikan është raportuar në 44 vende, ndërsa braziliani në 15 vende.

Shkencëtarët nuk janë të befasuar kur shohin se koronavirusi ndryshon dhe evoluon, por kanë frikë se një variant mund të shndërrohet deri në shkallë që shkakton sëmundje më të rëndë ose shmang mbrojtjen e dhënë nga vaksinimi.