Futbollisti që ka luajtur me 31 klube gjatë karrierës

abreu 600x338

Sebastian Abreu ka barazuar një rekord në botën e futbollit. Sulmuesi 44-vjeçar uruguajan u prezantua me Athletic Club de Brasil, por ndërkohë njoftoi edhe klubin e tij të ardhshëm, që do të jetë skuadra numër 31 në karrierën e tij të gjatë.

Futbollisti-trajner do të transferohet në vendlindje në muajin prill, pasi të përfundojë aventurën e shkurtër me ekipin me të cilin sapo ka firmosur.

30 klubet e “Loco” Abreu janë: Defensor Sporting, San Lorenzo, Deportivo, Gremio, Tecos, Nacional, Cruz Azul, América, Dorados, Monterrey, San Luis, Tigres, River, Beitar, Real Sociedad, Aris, Botafogo, Figueirense, Central, Aucas, Sol de América, Santa Tecla, Bangú, Central Español, Puerto Montt, Audax Italiano, Río Branco de Vitória, Magallanes, Boston River dhe Athletic Club de São João del Rei. Këtyre do t’i shtohet edhe Sud America.

Me këto 31 ekipe, Abreu do të barazonte rekordin e brazilianit Robert de Pinho, i cili luajti në 31 skuadra të ndryshme.