Kundërvajtje dhe me 145 km/h, çifti i të rinjve humb jetën gjatë ndjekjes nga policia

Një çift i sapomartuar janë filmuar nga ajri disa momente para se të vdisnin në një përplasje me makinë ndërsa po përpiqeshin të largoheshin nga policia në anën e kundërt të rrugës në Londrën perëndimore.

Patrick McDonagh, 19 vjeç dhe gruaja e tij shtatzënë Shauna, 18 vjeç, ndërruan jetë kur makina e tyre Renault Mégane goditi një trajler dhe shpërtheu në flakë.

Shauna ishte 8-muajsh shtatzënë në atë kohë me vajzën e tyre të palindur Sienna Marie, e cila pritej të lindte vetëm katër ditë më vonë.

Besohej se McDonagh dhe gruaja e tij mund të ishin përfshirë në një grabitje të armatosur në të cilën ishin përdorur shpata samurai.